Reperi i njohur Kidda ka ndarë së fundmi një moment tejet të veçantë me fëmijën e tij në rrjetet sociale.
I njohur për natyrën e tij hermetike sa i përket jetës private, artisti nuk ka preferuar asnjëherë të publikojë detaje nga e përditshmja e tij personale. Megjithatë, ky imazh i ngrohtë nuk kishte si t’i ikte vëmendjes së ndjekësve.
Kujtojmë se muaj më parë, Kidda paralajmëroi albumin e tij të ri përmes një fotografie ku shihej dora e një fëmije mbi bar.
Gjithashtu, vetëm disa javë më parë gjatë pushimeve, ai ngacmoi sërish kureshtjen e ndjekësve duke publikuar një bebe në postimet e tij, por pa ndarë asnjë detaj shtesë. Megjithëse ai zgjodhi të mos fliste kurrë publikisht rreth këtyre ngacmimeve, ato nxitën menjëherë aludime të shumta se ai është bërë baba.
Fotografia e tij më e fundit në rrjetet sociale i jep përfundimisht vulën gjithçkaje që përflitej prej kohësh.
Përmes këtij imazhi ku dora e vogël e fëmijës mbahet mbi krahun e tij të tatuazhuar, Kidda konfirmon se është bërë baba në fshehtësi të plotë, duke zgjedhur ta shijojë këtë etapë të re të jetës larg vëmendjes mediatike.
/Prive By Liberta Spahiu



