Familja e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka ndarë një lajm mjaft të bukur.
Vajza e tij, ish-deputetja Teuta Rugova, dhe bashkëshorti i saj, Agron Gjeloshi, janë bërë prindër për herë të parë, duke sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë.
Çifti, i cili ka mbajtur gjithmonë një jetë private larg syrit të medieve, ka pranuar urime të shumta për këtë bekim.
Lajmin e bëri të ditur bashkëshortja e Ukës, duke ndarë një video të vëllait të Teutës, Mendimit në Instagram.
“Urime titulli i ri dajë,” shkruhej në përshkrimin e videos.
Urime! /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


