Një tjetër emër gjigant i muzikës botërore do të shkelë në skenën e “Sunny Hill Festival”. Këngëtarja me famë botërore, Katy Perry, është konfirmuar zyrtarisht si një nga artistet kryesore që do të performojë në festivalin më të madh në rajon.
Lajmi i madh është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të “Sunny Hill Festival” në Instagram. Në një postim që ka elektrizuar ndjekësit, është shpërndarë një video ku shihet një bisedë (video call) mes themelueses së festivalit, Dua Lipa, dhe vetë Katy Perry-t, duke zyrtarizuar kështu pjesëmarrjen e saj.
Ardhja e autores së hiteve të pavdekshme si “Roar”, “Firework” dhe “Dark Horse” e çon edicionin e këtij viti në një tjetër nivel, duke dëshmuar edhe një herë se “Sunny Hill” po shndërrohet në një nga ndalesat më të rëndësishme të yjeve botërorë në Evropën Juglindore. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


