Një ditë e trishtë ka aguar sot për këngëtarin e njohur Blero Muharremi dhe familjen e tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Blero ka ndarë me ndjekësit lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të tezes së tij, me të cilën kishte një lidhje të jashtëzakonshme dhe të fortë shpirtërore.
Në mesazhin e tij prekës, Blero e ka përshkruar tezen si një person kyç në jetën e tij, duke e cilësuar madje si nënë të dytë.
Ai ka publikuar një fotografi të ngrohtë pranë saj, të shoqëruar me fjalë të ndiera që pasqyrojnë dhimbjen e madhe që po përjeton sot familja.
“Sot humba një pjesë të shpirtit tim. Tezja ime, binjakja e nënës sime, por për mua një nënë e dytë. Do të më mungosh gjithë jetën. U prehsh në paqe, o shpirt i bardhë”, ka shkruar këngëtari në postimin e tij.
Ngushëllime Blero! /Prive By Liberta Spahiu



