Reperi shqiptar Unikkatil, ka përlotur ndjekësit e tij me një postim të fundit në rrjetet sociale, kushtuar vëllait të tij të ndjerë, Mentorit.
Përmes një fotografie të tij, artisti ka ndarë dhimbjen për mungesën e vëllait, duke kujtuar dëshirën që ai kishte gjithmonë në përvjetoret e lindjes.
Në shkrimin e tij, Unikkatili zbuloi se dhurata e vetme që Mentori kërkonte çdo vit ishte një këngë e re. Ai shprehu bindjen se shpirti i vëllait të tij tashmë e ka dëgjuar projektin e ri muzikor, të cilin reperi e kishte përgatitur enkas si dhuratë për këtë ditë të veçantë.
Përveç dedikimit personal, artisti njoftoi se kjo këngë shumë emocionale do të publikohet për mbarë publikun sonte para mesnatës. “Happy birthday my one and only”, përfundoi ai postimin, duke lënë të kuptohet se kjo krijimtari është një nga më të ndjerat në karrierën e tij. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


