Ashtu siç paralajmëroi Prive By Liberta Spahiu ditë më parë, pritjes i erdhi fundi dhe rikthimi është i përmasave të mëdha. Gjesti po kthehet fuqishëm në tregun muzikor dhe këtë herë nuk vjen i vetëm. Artisti i njohur ka bashkuar forcat me mikun e tij të ngushtë, DJ Gimbo, për të sjellë një projekt unik që pritet të dominojë kudo këtë sezon dhe të sjellë një frymë të freskët në showbizin shqiptar.
Përmes rrjeteve sociale, dyshja zbuloi kopertinën mjaft të guximshme të projektit të tyre më të ri të titulluar “SiR” që përkthehet “Sound i Ri”. Me një stil avangardë që po thyen rrjetin, ku djemtë shfaqen të veshur me funde që mbajnë detaje e motive tradicionale të kombinuara me çizme Timberland dhe të rrethuar nga një skenografi me dele rozë, ata rrëmbyen menjëherë vëmendjen. EP-ja e shumëpritur do të publikohet zyrtarisht më datë 8 maj dhe do të përmbajë plot pesë këngë të reja: “Fuqishëm”, “Meme”, “Harro”, “Parfum” dhe “Zero”.
Për Gjestin, ky nuk është thjesht një publikim i radhës, por një moment me rëndësi të jashtëzakonshme personale dhe profesionale. Përmes një mesazhi mjaft të ndjerë në kanalin e tij të komunikimit me fansat, ai iu drejtua mbështetësve më besnikë duke e cilësuar këtë si një prej projekteve më të mëdha të karrierës së tij deri më sot. Ai theksoi se ky minialbum i realizuar krah “shokut të jetës”, është një dhuratë zemre dedikuar të gjithë atyre njerëzve që e pritën pa u lodhur gjatë gjithë kohës që ai i kishte munguar tregut. Duke parë vizualet provokuese dhe dedikimin pas tij, ky “Sound i Ri” duket se është gati të bëjë një zhurmë të vërtetë. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


