Xhani Demika ka komentuar rikthimin e Eli Farës në skenë, pas qarkullimit të videove intime në rrjetet sociale me kompozitorin Adi Hila.
I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Shqipëria Live”, me moderatore Sidorela Gjonin, Demika tregoi se nuk ishte aspak e lehtë ta bindnin këngëtaren për të realizuar këtë performancë.
Sipas tij, ata kishin marrë shumë mesazhe nga fansat, të cilët kërkonin që Eli Fara të ishte pjesë e mbrëmjeve muzikore. Megjithatë, këngëtarja e kishte të vështirë të rikthehej në skenë pas zhvillimeve të fundit.
“Të jem i sinqertë, shumë njerëz na kanë shkruar dhe kanë pyetur se pse nuk marrim Elin, pse nuk ftojmë Elin. Na u desh shumë kohë që t’i mbushnim mendjen dhe ta realizonim këtë koncert, sepse edhe ajo e kishte shumë të vështirë”, u shpreh menaxheri.
Demika theksoi se, pas shumë bisedimeve, arritën ta bindnin këngëtaren që të performonte në club, duke nënvizuar se komentet në rrjetet sociale nuk duhet të ndikojnë në vazhdimësinë e jetës dhe karrierës së saj.
“Jo çdo koment duhet të ndikojë në jetën tonë. Aq më tepër që është një artiste në karrierë, me zor e ka ngritur këtë karrierë. E pse duhet të ndalojë?”, tha ai.
Sa i përket gjendjes së këngëtares, menaxheri u tregua i rezervuar, duke bërë të ditur se nuk i njeh nga afër të gjitha detajet e asaj që ajo po përjeton.
“Nuk e di shumë me brendësi, por uroj të shkojë sa më mirë koncerti. Uroj të vijë si artiste, ashtu siç ka ardhur gjithmonë për të performuar”, deklaroi Demika.
Në fund, ai përcolli edhe një mesazh për komentuesit, duke theksuar se secili ka të drejtë të ketë mendimin e vet, por se jeta vazhdon dhe njerëzit duhet të ecin përpara.
“Gjërat kalojnë, secili të ecë me kokën lart”, përfundoi ai. /Prive By LS


