Bashkëpunimi mes Bleros dhe Mimoza Shkodrës, “Me gjysmë shpirti”, tashmë është publikuar, duke shënuar duetin e tyre të parë së bashku.
Kënga vjen si një baladë e ndjerë, pikërisht në kohën kur ditët e ftohta kërkojnë më shumë muzikë që të ngroh zemrën.
Me një melodi emocionale dhe interpretim plot ndjenjë, dy artistët sjellin një projekt që pritet të pëlqehet nga adhuruesit e baladave romantike.
“Me gjysmë shpirti” është kënga ideale për mbrëmjet e qeta, kur muzika bëhet mënyra më e bukur për të shprehur emocionet.
Tashmë, publiku mund ta dëgjojë duetin e tyre të parë, ndërsa mbetet të shihet se si do të pritet ky bashkëpunim nga adhuruesit e muzikës shqipe. /Prive By LS


