Pas aludimeve që kanë qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale për një video intime, në të cilën është përmendur edhe emri i saj, balerina Klei Loshi ka reaguar sërish, duke publikuar informacione të reja që, sipas saj, dëshmojnë se vajza në video nuk është ajo.
Përmes një postimi në Instagram, Loshi ka treguar se është kontaktuar nga persona që e kanë ndihmuar të identifikojë vajzën që shfaqet në materialin e shpërndarë.
“Faleminderit nga zemra të gjithëve ju që jeni munduar të më ndihmoni për identifikimin e asaj videoje. E kam videon e plotë dhe vajza që pretendoni se jam unë është RUSE, nuk ka ASNJË LIDHJE ME MUA!”, ka shkruar ajo.
Krahas reagimit, balerina ka publikuar edhe një mesazh që ka marrë nga një ndjekës, i cili pretendon se videoja i përket një vajze ruse dhe nuk ka asnjë lidhje me të.
Loshi ka paralajmëruar gjithashtu se do të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj personave që kanë përhapur pretendime të pavërteta për të, duke bërë të ditur se rastin do t’ia dorëzojë Policisë.
“Çdo gjë do t’i dorëzohet Policisë dhe do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore ndaj kujtdo që është përpjekur të baltosë emrin tim me shpifje të tilla! E vërteta do të dalë në dritë dhe secili do të mbajë përgjegjësi për gjërat që kanë thënë!”, ka përfunduar Loshi. /Prive By LS



