Zhvillimet e fundit në Shqipëri kanë nxitur reagime të shumta jo vetëm në opinionin publik, por edhe te figurat e njohura të skenës muzikore.
Së fundmi, reperi i njohur Don Xhoni ka bërë një reagim publik përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Instagram, ku ka shprehur shqetësimin e tij për pamjet e dhunës që po qarkullojnë ditët e fundit.
“Shqipnia jem, që sa ditë po i shoh plot video çka o tu ndodh, edhe po m’dhem mos me reagu kur po e shoh nonstop at dhunë e at hallakamë,” ka shkruar reperi, duke dënuar kështu përdorimin e dhunës.“Dhuna so zgjidhje prej asnjones anë. Me zor e me inate s’zgjidhet kurgjo, veç bëhet edhe ma keq. Studentat duhet me u ni, institucionet me i ngu, e bashkë me gjet ni zgjidhje,” është shprehur ai.“Mos harroni që n’fund t’ditës na jem njo! Institucionet bëhen prej qytetarve, e jo qytetart prej institucioneve. S’ka nevojë me dalë kërkush fitues e kërkush humb,” ka përfunduar ai shkrimin e tij.


