Reperi i njohur Don Xhoni është bërë sërish kryefjalë e rrjeteve sociale, por këtë herë jo për ndonjë projekt të ri muzikor.
Ai ka marrë të gjithë vëmendjen pasi u shfaq si mysafir në kanagjegjin e kunatës së tij i veshur në mënyrë krejtësisht të thjeshtë e jashtëzakonisht komode, me papuçe në këmbë
Momenti u bë menjëherë viral në rrjetet sociale, ku pamjet e tij duke kërcyer mes daulleve e surleve u shpërndanë me shpejtësi.
View this post on Instagram
Ajo që nxiti këtë reagim të madh te publiku ishte kontrasti me zakonin tonë. Siç e do tradita shqiptare, kanagjegji është një event ku të gjithë të ftuarit kujdesen të duken sa më solemë e elegantë, të veshur me fustane, kostume klasike dhe me këpucë.
Don Xhoni vendosi ta sfidojë këtë “rregull të pashkruar” duke zgjedhur një komplet të bardhë sportive dhe një palë papuçe.
I rrethuar nga të ftuarit e kuruar deri në detajin më të vogël, reperi nuk hezitoi fare të merrte rrethin e vallëzimit dhe të shijonte festën në maksimum, duke treguar se për të rehatia është mbi çdo kod veshjeje. /Prive By Liberta Spahiu


