Moderatorja e njohur Elita Rudi ka shuar së fundmi kurreshtjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale lidhur me aludimet për një shtatzëni të mundshme.
Përmes një postimi në Instastory, Elita ka ndarë një bisedë private me një nga ndjekësit e saj, duke sqaruar një herë e mirë situatën.
Një nga ndjekësit e ka pyetur drejtpërdrejt: “A je shtatzënë”, duke u nisur nga një video e postuar ku ajo promovonte një produkt. Elita nuk ka hezituar të kthejë përgjigje menjëherë, duke shkruar shkurt dhe me humor: “Jo”, duke hedhur poshtë çdo dyshim.

Kujtojmë se Elita Rudi është e martuar prej vitesh me reperin e njohur Gjiko. Çifti shumë i dashur për publikun janë prindër të dy fëmijëve, djalit të quajtur Zëri dhe vajzës së vogël me emrin Bota, me të cilët ndajnë shpesh momente të ëmbla familjare në rrjetet sociale. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


