Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale momente nga udhëtimi i tij i fundit në jug të Italisë.
Këtë herë, ai është ndalur në Sicili, pikërisht në një prej lokacioneve më ikonike të kinemasë botërore: në fshatin Savoka (Savoca), i cili njihet për atmosferën e tij të ruajtur mirë dhe për lidhjen e fortë me historinë e filmit.
Në imazhet e publikuara, Fejzullahu shihet duke pozuar në ambientet historike të të famshmit “Bar Vitelli”, vendi ku janë xhiruar disa nga skenat më kult të kryeveprës kinematografike “The Godfather”.
Ky lokal tradicional siçilian mbetet një nga pikat më të vizituara në botë nga turistët dhe fansat e kinematografisë, duke bërë që çdo postim nga ky ambient historik të tërheqë menjëherë vëmendje maksimale në rrjetet sociale. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


