Heb’s po vazhdon me e mbajt menunë interesante dhe këtë herë ka zgjedhë me e përzi lojën bashkë me Patos.
Nga ky bashkëpunim vjen Mixed Crunchy, një produkt që bashkon chicken crunchy, Patos, sweet chilli sauce, misër dhe jalapeño – krejt në një kombinim të vetëm, të servuar direkt në qesen e Patosit.
Me këtë lansim, Heb’s vazhdon qasjen e vet për të eksperimentuar me produkte dhe bashkëpunime që sjellin diçka të re për konsumatorët.
Mixed Crunchy tashmë mund të gjendet në të gjitha pikat e Heb’s.
E nëse ju ka zgjuar kureshtjen, mbetet vetëm ta provoni! /Prive Bruto
View this post on Instagram


