Ana dhe Kevin kanë nisur pushimet verore në bregdetin e jugut të Shqipërisë.
Çifti ka ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale pamje nga deti dhe natyra e Radhimës në Vlorë, ku po kalojnë ditë të qeta pranë njëri-tjetrit.

Përgjatë ditëve të pushimeve, Kevini ka publikuar një fotografi në InstaStory ku shihet i ulur në një ambient mjaft komod, por ajo që mori vëmendjen kryesore ishte mbishkrimi i fotos. Ai ka shkruar:
“Pushimet e fundit verore para se jeta të fillojë me të vërtetë”.
Ky mesazh nuk është i rastësishëm, por i referohet faktit se Ana është në pritje të ëmbël.
Çifti po përgatitet të marrë rolin më të rëndësishëm në jetë, pasi së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.
Këto ditë pushimesh shërbejnë si momenti i tyre i fundit i relaksit si çift, para se ditët e tyre të mbushen me përgjegjësitë dhe gëzimet e prindërimit.

Kevini ka vazhduar të ndajë edhe çaste të tjera Anën, duke postuar një kolazh fotosh të të dyve pranë një mbrëmjeje së bashku.
Pushime të mbara! /Prive By Liberta Spahiu



