Ueda dhe Arlind Gashi, çifti fitues dhe shumë i dashur për publikun nga “Love Island Albania 1”, kanë ndarë me ndjekësit e tyre një lajm shumë të veçantë.
Përmes një postimi të përbashkët në Instagram, ata kanë zbuluar se familja e tyre do të zgjerohet sërish.
Në postimin e publikuara, Ueda shfaqet së bashku me Arlindin dhe vajzën e tyre të vogël, Amea, ndërsa ajo mban në dorë ekon e bebit.
Ueda ka shkruar: “Edhe një herë! Nga 3 do të bëhemi 4!”, duke konfirmuar kështu pritjen e ëmbël.
Çifti tashmë janë prindër të një vajze, Amea, e cila është 2 vjeçe.
Tashmë, familja po përgatitet të mirëpresë edhe anëtarin e saj të dytë.
Lajmi ka marrë menjëherë urime të shumta nga miqtë, ndjekësit dhe personazhe të njohur, të cilët kanë vërshuar komentet me mesazhe të ëmbla për çiftin.
Ueda dhe Arlindi vazhdojnë të jenë ndër çiftet më të komentuar që nga eksperienca e tyre në “Love Island Albania”, ndërsa tani po jetojnë një tjetër kapitull të rëndësishëm në jetën e tyre familjare.
Urime çiftit për bekimin e ri dhe familjes së tyre për ardhjen e anëtarit të katërt! /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


