Rezarta Shkurta ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet së bashku me bashkëshortin e saj, Ermal Hoxhën.
Në foto, çifti shfaqet me kurriz nga kamera, buzë detit. Rezarta shihet vetëm me bikini të poshtme, ndërsa pjesa e sipërme e trupit nuk është e mbuluar, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.
Por, përveç fotos, vëmendje ka marrë edhe një koment i një ndjekëseje, e cila e ka pyetur se si mund ta lejojë bashkëshorti të pozojë në këtë mënyrë, duke iu referuar atij si “burrë tradicional”.
Rezarta ka zgjedhur t’i përgjigjet këtij komenti përmes Instagram Story, ku ka publikuar komentet e ndjekëses dhe ka shkruar:
“Një koment më kishte shkruar: ‘Burri tradicional si të lë kështu?’ Si t’ia shpjegoj kësaj ndjekëseje që burri im nuk është tradicional?
Madje jemi të dy çmendur, prandaj edhe jemi bashkë!
Nëse doni postime tradicionale, mos më ndiqni, se ne jemi duke u rritur e duke lëjthitur.
Lajmi i mirë është që lajtihitemi me njëri-tjetrin. Lajmi i keq është që mund të lajtihitemi edhe më shumë, prandaj kush shqetësohet, të mos na ndjekë.”
Me këtë reagim, Rezarta ka zgjedhur t’i përgjigjet me humor komentit të ndjekëses, duke theksuar se ajo dhe Ermali nuk e konsiderojnë veten një çift tradicional dhe se mënyra e tyre e të jetuarit është një zgjedhje e përbashkët. /Prive By Liberta Spahiu

View this post on Instagram


