Sipas Organizatës Botërore e Shëndetësisë (OBSH), nxehtësia ekstreme po kthehet në një nga rreziqet më të mëdha shëndetësore. Kur temperaturat rriten, djersitja masive nxjerr nga trupi ujë dhe kripëra. Pa zëvendësimin e tyre, njeriu rrezikon goditjen nga nxehtësia, që konsiderohet urgjencë mjekësore.
Studimet e CDC-së tregojnë se sekreti i hidratimit nuk është sasia e madhe e ujit menjëherë, por shpeshtësia. Nëse ekspozoheni në nxehtësi, rekomandohet të pini një gotë ujë çdo 15-20 minuta. Ky proces ritmik e ndihmon organizmin ta absorbojë ujin më mirë sesa pirja e menjëhershme e një litri.
Një tjetër fakt shkencor i CDC-së është se nuk duhet të pini më shumë se 1.5 litra ujë brenda një ore. Konsumi i tepërt i lëngjeve në kohë të shkurtër shkakton “hiponatremi”. Ky është një rrezik mjekësor ku kripa në gjak hollohet mami shumë se ç’duhet.
Ekspertët e Mayo Clinic theksojnë se ndjesia e etjes është një sinjal i vonuar. Kur ndjejmë etje, trupi tashmë ka filluar fazën e parë të dehidratimit. Hidratimi duhet të nisë që në mëngjes, përpara se të fillojë aktiviteti apo ekspozimi në diell dhe nxehtësi.
Përveç ujit, studimet sugjerojnë rritjen e konsumit të ushqimeve me bazë lëngjesh. Shalqiri, kastravecat dhe luleshtrydhet ndihmojnë në mbajtjen e ekuilibrit. Nga ana tjetër, OBSH këshillon shmangien e alkoolit dhe kafeinës, pasi ato funksionojnë si diuretikë. /Prive By Liberta Spahiu


