Jozefin Marku ka reaguar në rrjete sociale vetëm pak pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ndryshoi masën e sigurisë ndaj tij nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje”.
Jozi reagon pas vendimit të Apelit: “Ka një diell që më shoqëron kudo…”
Written by:
Prive

Në një fotografi të publikuar në Instagram, Jozi ka zgjedhur të përcjellë një mesazh me nota optimiste, pa iu referuar drejtpërdrejt çështjes gjyqësore.
“Ka një diell që më shoqëron kudo… Ma ndriçon rrugën edhe atëherë kur përreth bëhet errësirë. Nuk më tregon vetëm ku të shkoj, por më kujton çdo ditë të mos ndalem së ndriçuari edhe vetë. Ju dua”, ka shkruar ai.
Marku ishte arrestuar në fillim të shtatorit pas publikimit të pamjeve të incidentit me Eduard Kuçin, ndërsa më 9 shtator Gjykata e Tiranës kishte caktuar ndaj tij masën “arrest në shtëpi”.
Postimi i fundit vjen kështu në të njëjtën ditë kur Apeli lehtësoi masën ndaj tij, duke e lënë tashmë në “detyrim paraqitje”. /Prive By LS

Leave a Comment

