Një prej dasmave më luksoze të vitit ka bërë bashkë botën e biznesit, politikës dhe showbizit në New York.
Alina Habba, ish avokatja personale e Donald Trumpit, është martuar me biznesmenin turk Turhan Mildon në hotelin prestigjioz Waldorf Astoria. Habba është 42 vjeçe, ndërsa për moshën e Mildonit ka raportime kontradiktore: shumica e mediave e japin 29 vjeç, por regjistri zyrtar britanik Companies House e liston të lindur në dhjetor të vitit 2000, çka do ta bënte 25 vjeç.

Ceremonia raportohet se kishte rreth 300 të ftuar, ndërsa Alina ndërroi tri fustane nusërie gjatë mbrëmjes. Salloni ishte mbushur me qindra mijëra lule të freskëta, ndërsa në menu nuk munguan havjari, Dom Pérignon dhe një performancë surprizë nga reperi Nelly.
Por lidhja e nuses me Donald Trumpin e bëri listën e të ftuarve edhe më interesante. Në dasmë ishin drejtori i FBI së Kash Patel, Todd Blanche, zyrtarë të tjerë amerikanë, presidenti i Ganës John Dramani Mahama dhe legjenda e boksit Mike Tyson. Vetë Trump nuk mori pjesë.
Habba ka qenë avokate personale e Trumpit dhe një prej figurave të njohura të rrethit të tij. Mildon, ndërkaq, është CEO i Miller Holding dhe mban një post drejtues në klubin turk Çorum FK. Ai ka deklaruar më herët se martesa e tyre nuk ka asnjë qëllim politik.
Edhe shifra marramendëse e dasmës duhet marrë si vlerësim dhe jo si faturë zyrtare. Burime pranë organizimit e kanë vlerësuar koston totale në rreth 10 milionë dollarë, ndërsa vetëm salla, muzika dhe dekorimi me lule mund të kenë kushtuar të paktën një milion dollarë.
Një dasmë milionëshe, një nuse e lidhur ngushtë me Donald Trumpin dhe një dhëndër turk dukshëm më i ri në moshë e kanë kthyer ceremoninë në një prej ngjarjeve më të komentuara të fundjavës. /Prive By Liberta Spahiu


