Fuego, një nga banorët e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova, ka bërë një rrëfim të ndjerë për jetën e tij, duke zbuluar disa nga momentet më të vështira që ka përjetuar.
Gjatë një bisede me Norën, artisti foli për fëmijërinë, fillimet në muzikë dhe lidhjen e veçantë që kishte me gjyshin e tij. Ai tregoi se pasioni për muzikën kishte nisur që në moshën 10-vjeçare, ndërsa tekstin e parë e kishte shkruar pas humbjes së gjyshit.
“Gjithë e kam dashtë muzikën, me muzikë ja kom nisë kur i kam pasë 10 vjet. Tekstin e parë e kom shkru kur m’ka vdekë gjyshi, jam kanë shumë i afërt me to, qaty e kam pa që di me shkru”, u shpreh reperi.
Megjithatë, pjesa më e rëndë e rrëfimit erdhi kur Fuego foli për periudhat e errëta të jetës së tij, duke pretenduar se kishte përjetuar tri mbidoza si pasojë e abuzimit me substanca, të cilat, sipas tij, kishin rezultuar edhe në tri vdekje klinike.
“I kom tri vdekje klinike me 26 vjet, tri overdoza prej abuzimeve… tri herë kam dekë. Krejt kam mi fol se familja jem ka hekë ma së shumti”, deklaroi ai.
Reperi nuk dha më shumë detaje për këto përvoja, por paralajmëroi se në vazhdim të qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova do të flasë më gjerësisht për historinë e tij personale.
Me këtë rrëfim, Fuego ka zbuluar një anë të jetës së tij që publiku nuk e njihte. /Prive By LS
View this post on Instagram


