Hyrja e papritur e Ilir Shaqirit në Ferma VIP ka ndezur diskutime të forta kudo, duke e transformuar balerinin e njohur në një personazh totalisht antagonist për këtë sezon.
Për shumëkënd në publik, fakti që fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania” pranoi të bëhej pjesë e këtij formati po shihet si një lëvizje krejtësisht e gabuar.
Debatet e ashpra dhe të vazhdueshme me Mozën, qasja e tij shpeshherë negative ndaj dinamikave të shtëpisë, dhe veçanërisht lëvizjet që çuan në zbritjen e çmimit të madh, e kanë bërë atë një profil goxha antipatik brenda lojës.
Megjithatë, kurdo që ai të dalë nga dera e asaj ferme, Iliri nuk do të dalë aspak i humbur financiarisht.
Burime të sigurta për Prive By LS konfirmojnë se ai është paguar të paktën rreth 40 mijë euro për t’u bërë pjesë e kastit. Kjo është një shumë e majme që duket se e justifikon plotësisht këtë lëvizje televizive dhe rrezikun e madh me imazhin e tij.
Apo as si e tillë, kjo shifër nuk ja vlen për rikthimin në formate të tilla. Si mendoni ju? /Prive by Liberta Spahiu


