Artistja e njohur Tayna nuk po njeh të ndalur dhe kënga e saj më e re, “Vena”, po shënon një tjetër hap tepër të rëndësishëm në tregun ndërkombëtar muzikor.
Vetëm pak kohë pas publikimit, ky projekt ritmik dhe plot energji ka arritur të tërheqë vëmendjen e platformave gjigante të transmetimit.
Së fundmi, “Vena” është përfshirë në playlistën prestigjioze “Dance Brandneu” në Spotify. Kjo është një nga listat më të rëndësishme dhe më të dëgjuara për muzikën elektronike dhe dance në Gjermani, duke i dhënë asaj një ekspozim të jashtëzakonshëm tek miliona dëgjues të rinj evropianë.
Ky sukses nuk është i rastësishëm, por dëshmon edhe një herë fuqinë e padiskutueshme të Taynës për të depërtuar lehtësisht përtej kufijve shqiptarë. Duke u renditur krahas prurjeve më të nxehta të skenës evropiane, Tayna konfirmon statusin e saj si një nga artistet tona më të suksesshme, me një ndikim që vazhdon të rritet fuqishëm jashtë vendit. /Prive by Liberta Spahiu



