Verona dhe ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 2”, Ylli Dervishi (Buci), po përjetojnë sërish emocione të veçanta.
Verona ka konfirmuar se është në pritje të ëmbël, duke vërtetuar kështu raportimet e mëparshme të emisionit Prive by Liberta Spahiu.
Kjo shtatzëni vjen një vit pas ardhjes në jetë të djalit të tyre të parë, Elio.
Me këtë gëzim të ri, familja e çiftit të njohur po zgjerohet sërish, duke shënuar një tjetër kapitull të rëndësishëm për ta.
Për ta ndarë këtë moment të veçantë me ndjekësit, Verona ka publikuar disa fotografi ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, e veshur me një fustan në ngjyrë të kaltër.
Megjithëse ngjyra e zgjedhur ngjalli menjëherë aludime te ndjekësit, ajo ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht gjininë e foshnjës që pritet të vijë në jetë.
Urime çiftit! /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


