Sasa Hoda mbetet pa dyshim një nga personazhet më të komentuar dhe të ndjekur në rrjetet sociale, sidomos që nga dalja e saj nga Big Brother VIP Kosova këtë edicion. Qëndrimi i saj brenda formatit e ktheu në një emër tejet të dashur për publikun, i cili vazhdon ta ndjekë me kureshtje të madhe çdo lëvizje të saj edhe tani që është jashtë.
Tani, Sasa ka vendosur që të bëjë një ndryshim rrënjësor në imazh, duke u larguar nga pamja me të cilën u identifikua brenda shtëpisë. Ajo ka hequr dorë nga flokët në nuancat e errëta, duke bërë një ngjyrë bionde, një zgjedhje që i ka dhënë një freski të menjëhershme portretit të saj.
Përmes një postimi në Instagram, ku shihet mjaft rrezatuese, Sasa ka ndarë “rezultatin final” të punës.
Ky ndryshim tregon se Sasa Hoda di si ta mbajë vëmendjen e publikut edhe pas mbylljes së dritave të skenës së Big Brother, duke u shndërruar në një inspirim për ndjekëset e saj për sa i përket trendeve të bukurisë.
/Prive By Liberta Spahiu



