Një moment i veçantë familjar është ndarë së fundmi nga Mateo, i cili ka publikuar në rrjetet sociale një selfie të realizuar në veturë, ku shfaqet së bashku me babain, nënën dhe Brikin.
Në fotografinë e publikuar, të katër shihen pranë njëri-tjetrit, duke përcjellë një atmosferë të ngrohtë dhe mjaft familjare, shkruan Indeksonline.
Vëmendjen e ndjekësve e ka tërhequr veçanërisht prania e Brikit, i cili shihet duke kaluar kohë pranë familjes së Mateos në këtë moment të afërt.
Duket se Briki po shijon momente të këndshme në shoqërinë e familjes së Mateos, ndërsa fotografia e publikuar sjell një tjetër pamje nga koha që ata po kalojnë së bashku.
Selfie-ja nga vetura është pritur me interes nga ndjekësit, të cilët kanë reaguar për këtë moment familjar.
Ndërkohë, Mateo ka zgjedhur ta ndajë publikisht këtë kujtim, duke u dhënë fansave një tjetër pasqyrë të momenteve të tyre të përditshme.
/Prive By LS



