Teksa në rrjetet sociale vijojnë të qarkullojnë materiale intime, të regjistruara përmes një kamere sigurie në dhomën e gjumit të kompozitorit Adrian Hila, në polici ka mbërritur denoncimi i parë nga një prej vajzave që ka pasur marrëdhënie intime me të.
Sipas Top Channel, këngëtarja nga Kosova me inicialet E.A. ka dhënë dëshminë e saj lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe më pas ka denoncuar personin që dyshohet se ka shpërndarë videot.
Ajo ka përjashtuar Adrian Hilën nga përgjegjësia për publikimin e pamjeve, duke deklaruar se, sipas saj, kompozitori nuk është personi që i ka nxjerrë ato.
Në dëshminë e saj, këngëtarja ka bërë përgjegjës një prej personave të parë që dyshohet se ka shpërndarë videot në portale, duke e identifikuar edhe me emër si një nga personat që shfaqet në materialet e publikuara.
Në kuadër të hetimeve, policia ka marrë katër deklarime, përfshirë ato të tre këngëtareve me inicialet E.F., B.M. dhe E.A., si dhe të vetë kompozitorit Adrian Hila.
Hila pretendon se pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë në ambientet e tij private janë hakuar.
Ai po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”, e cila, sipas Kodit Penal, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.
Policia ka marrë në pyetje edhe një këngëtar të ri, i cili është bërë i njohur përmes një talent show për fëmijë, me inicialet G.H.
Edhe ai shfaqet në momente intime me kompozitorin.
Sipas deklarimit të tij, marrëdhënia ka qenë konsensuale dhe ka nisur në kohën kur ai ishte në moshë madhore.
Për këtë ngjarje, Policia e Tiranës ka referuar materialet në Prokurori për katër vepra penale:
“Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Keqpërdorimi i pajisjeve” dhe “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”. /Prive By LS


