Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka ndarë me ndjekësit një moment të ëmbël nga koha e kaluar me vajzën e tij, Poem Blu.
Përmes një fotografie të publikuar në Instagram Story, artisti ka treguar vogëlushen teksa shijon një vakt në një restorant. Siç duket, babë e bijë kanë gjetur kohë për të kaluar disa çaste të bukura së bashku.
Ledri është kujdesur vazhdimisht që të ndajë me publikun momente të veçanta me të bijën, duke treguar lidhjen e ngushtë që kanë. Madje, së fundmi ai përjetësoi në trup edhe një vizatim të realizuar nga Poem, në formën e një tatuazhi.
Kujtojmë se Poem është vajza e Ledrit dhe Sara Hoxhës, të cilët, edhe pas ndarjes, janë shfaqur së bashku në momente të rëndësishme për të voglën, përfshirë edhe ditën e saj të parë të shkollës.
Këtë herë, reperi ka zgjedhur të ndajë një moment të thjeshtë nga përditshmëria, ku gjithë vëmendjen e merr Poem. /Prive By LS



