Mimoza Krasniqi, ish-banorja e Big Brother Albania 2, ka dalë sërish në lajme pas shumë vitesh larg dritave të kamerave. E njohur për energjinë dhe sinqeritetin e saj në edicionin e vitit 2009, Mimoza prej disa vitesh jeton në Evropë, konkretisht në Zvicër, ku ka ndërtuar një jetë të qetë bashkë me bashkëshortin dhe familjen e saj.
Pas një periudhe të rëndë dhimbjeje, ku vetëm pak muaj më parë humbi kunatën e saj të dashur Edona Brezhnica Krasniqi, vetëm 34 vjeçe, Mimoza tani po përjeton një gëzim të madh.
Më 9 qershor 2026 ajo ka lindur djalin e saj të parë, Kael Edone. Në një postim emocional në Instagram, Mimoza e ka quajtur fëmijën si një dhuratë që mbart kujtimin e Edonës, duke shkruar se zemra e saj ka zbuluar një dashuri të re që nuk e kishte provuar kurrë më parë.
“Mirë se erdhe në jetë, biri im, Kael Edone. Ti erdhe në një zemër që mban shumë dashuri, por edhe shumë mall. Edona është emri që zgjodha për të mbajtur gjallë kujtimin e saj,” ka shkruar Mimoza, duke kaluar nga shqipja në frëngjisht në të njëjtin postim. Mesazhi i saj është plot emocione të përziera – gëzim për ardhjen e djalit dhe një trishtim të thellë për humbjen e motrës së saj të zemrës.
Kjo lajm i ri vjen si një rreze drite pas stuhisë që goditi familjen Krasniqi fundin e vitit të kaluar. Mimoza, e cila ka qenë gjithmonë e rezervuar me jetën private, tregoi hapur sa e rëndësishme është për të të mbajtur gjallë kujtimin e Edonës duke ia vënë emrin djalit të saj.
Një moment i bukur e i dhimbshëm njëkohësisht, që na kujton se jeta shpesh sjell gëzime dhe humbje pranë njëra-tjetrës. Urime të sinqerta për Mimozën dhe familjen e saj! /Prive By Liberta Spahiu


