Ylli kosovar, Dua Lipa, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa nga momentet më të bukura të ditëve të fundit.
Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja ka treguar se ka ndjekur për herë të parë nga afër një ndeshje bejsbolli.
Në fotot e publikuara, Dua shihet mjaft e buzëqeshur në tribunën e stadiumit të skuadrës “New York Yankees”, teksa mban në dorë dorezën ikonike prej sfungjeri të tifozëve.
Ajo bie në sy edhe për stilin e saj të veçantë, e veshur me një xhaketë me shkëlqim me ngjyrë të kuqe të errët.
Këtë eksperiencë të re ajo e ka shijuar në shoqërinë e partnerit të saj, aktorit Callum Turner. Në njërën prej fotove, çifti shihet pranë njëri-tjetrit mjaft të lumtur e të gëzuar, duke shijuar atmosferën e stadiumit. /Prive By LS