Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Rexha, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale në prag të nisjes së edicionit të ri të këtij formati (BBVK 5).
Teksa publiku është kurioz dhe emrat e opinionistëve nuk janë zbuluar ende, Rexha ka shprehur hapur rezervat e tij për një emërim të mundshëm të Leonora Jakupit.
“Nëse edhe këtë herë opinioniste do të jetë Leonora Jakupi, për mua do të jetë një zhgënjim i madh. Sipas mendimit tim, ajo nuk e përfaqëson sa duhet as muzikën dhe as rolin e një opinionisteje në një reality show”, ka shkruar ai.“Një opinioniste duhet të jetë e paanshme, analitike dhe e aftë të gjykojë situatat me argumente, jo vetëm me emocione. Publiku pret mendime të arsyetuara, analiza të lojës dhe vlerësime të drejta për të gjithë banorët”, është shprehur këngëtari.“Një opinioniste duhet të flasë me argumente, jo të udhëhiqet vetëm nga emocionet. Publiku me meriton profesionalizëm dhe transparencë!”, ka përfunduar ai deklaratën e tij. 


