Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka surprizuar dasmorët gjatë një ahengu, duke u bërë pjesë e atmosferës festive dhe duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tij në këtë festë.
Momenti është publikuar në YouTube, me mbishkrimin:
“Këtë moment nuk e prisnin nga kryeministri Albin Kurti”.
Në pamjet e publikuara shihet Kurti teksa i bashkohet atmosferës së ahengut, ndërsa të pranishmit duket se e kanë mirëpritur praninë e tij.
Momenti është shoqëruar me muzikë dhe atmosferë festive, ndërsa në sfond dëgjohet edhe këngëtari, i cili i drejtohet Kurtit me një falënderim.
“Shumë faleminderit, kryeministër!”, dëgjohet duke thënë këngëtari.
Videoja ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, pikërisht për shkak të paraqitjes së papritur të Kurtit në mesin e dasmorëve.
/Prive By Liberta Spahiu


