Pas një dekade, një dashuri e vjetër është rikthyer në jetën e Ariana Grandes.
Këngëtarja 33-vjeçare ka bërë publike rikthimin me Ricky Alvarez, ish-të dashurin e saj me të cilin kishte qenë në lidhje gjatë viteve 2015–2016. Ariana publikoi në Instagram një seri fotografish nga ditët e fundit, mes të cilave përfshiu edhe momente të afërta me Ricky-n, duke e etiketuar atë dhe duke konfirmuar kështu atë që prej javësh përflitej.

Ricky Alvarez ishte dikur një prej valltarëve të Ariana Grandes në turneun e saj “Honeymoon Tour”. Dyshja u nda në vitin 2016, por raportohet se ruajtën raport të mirë edhe pas përfundimit të romancës.
Shenjat e një ribashkimi nisën të shfaqeshin që në qershor të këtij viti, kur ata u panë së bashku në Austin të Teksasit. Alvarez më pas është parë edhe në koncertet e këngëtares, ndërsa Ariana tërhoqi vëmendjen kur ndryshoi vargjet e këngës së famshme “Thank U, Next”, pikërisht në pjesën ku përmendet Ricky.
Rikthimi vjen pas përfundimit të lidhjes së Ariana Grandes me aktorin Ethan Slater. Në qershor u konfirmua se dyshja ishin ndarë në heshtje disa muaj më herët, pas afro tre vitesh së bashku.
Burime pranë këngëtares thonë se Ariana dhe Ricky nuk po nxitojnë dhe po e marrin raportin hap pas hapi, por mes tyre ekziston një bazë e fortë miqësie dhe besimi. Një dekadë pas ndarjes së parë, duket se rrugët e tyre janë bashkuar sërish.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


