Biznesmeni i njohur Petrit Kllokoqi më në fund përgjigjet! Pas dy ditëve pa asnjë postim dhe në heshtje totale që shqetësoi ndjekësit, ai thyen heshtjen !
Të gjithë e mbanin frymën sepse ai kishte nisur një mision të çmendur—një sfidë jetësore dhe një mision krenarie për të gjithë vendin.
Që nga dita e parë kur nisi këtë rrugëtim, ai kishte qenë super aktiv, duke e mbajtur publikun të informuar me postime të vazhdueshme se ishte mirë dhe ku ndodhej saktësisht.
Ai kishte premtuar se do të tregonte çdo hap dhe do të ishte transparent… madje edhe nëse do t’i duhej të kthehej pas.
Por papritmas, i gjithë ky komunikim u ndërpre.
Për dy ditë rresht, ai u zhduk totalisht dhe pati vetëm një heshtje absolute!” Por ja ku vjen shpërthimi! Petrit Kllokoqi është gjallë, shëndoshë e mirë dhe po fluturon nga emocionet!
Mes lotësh gëzimi dhe me maskë oksigjeni, ai është fotografuar me flamurin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë në duar, duke shkruar: ‘Lot gëzimi për Vendin tem’!”
Edhe pse shumë menduan se kjo është maja finale, rrugëtimi i tij drejt pikës më të lartë të globit në 8,848 metra është ende duke vazhduar!
Ai sapo ka kaluar me sukses njërën nga fazat më të vështira të ekspeditës pas dy viteve stërvitje intensive.
Petrit Kllokoqi ia doli! Ai sapo ka arritur majën më të lartë në botë, duke prekur tavanin e globit në 8,848 metra lartësi!
Në këtë ekspeditë historike në Himalaje, ai u shoqërua nga alpinistja e mirënjohur Uta Ibrahimi, duke bërë që flamuri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë të valëviten zyrtarisht atje ku preket qielli. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


