Bukuroshja shqiptare, Bardha Krasniqi, do të jetë sërish pjesë e televizionit, këtë herë në edicionin special “Love is Blind UK: After the Altar”.
Ky format specifik nuk sjell konkurrentë të rinj, por bën bashkë protagonistët më të përfolur të sezonit për të treguar se si ka ndryshuar jeta e tyre muaj pas përfundimit të spektaklit.
Përmes festave, darkave dhe përballjeve të sinqerta pa presionin e altarit, ky version dokumenton se kush ka mbetur bashkë, kush është ndarë përfundimisht dhe u jep një shans të dytë të gjithë atyre që mbetën beqarë.
Kujtojmë se rrugëtimi i Bardhës në “Love is Blind” u shoqërua me shumë diskutime, sidomos për marrëdhënien e saj të komplikuar me libanezin Jed, histori që u bë një nga më të komentuarat në publik.
Ku gjithashtu ndau të gjitha prapaskenat, në një intervist ekskluzive për Prive By Liberta Spahiu muaj më parë.
Edhe pse mes tyre pati një kimi të fortë, dyshimet kulmuan pikërisht në ditën e altarit, ku në vend të kurorëzimit të dashurisë, shqiptarja surprizoi duke i thënë “jo” Jed-it.
Tani, siç duket, situata merr një tjetër kthesë me rikthimin e saj në këtë pjesë të dytë të shfaqjes. Bukuroshja shqiptare, e cila vazhdon të mbetet beqare, do të jetë sërish në qendër të vëmendjes, ku përveç përballjes me të kaluarën, të gjithë shpresojnë se ajo do të gjejë më në fund dashurinë e saj të vërtetë.
View this post on Instagram


