“Për cilin djalë?” vazhdon të pushtojë TikTok-un dhe lista e personazheve të njohur që po i bashkohen trendit sa vjen e zgjerohet!
Këtë herë, është influencerja e njohur Hati ajo që ka realizuar një video duke përdorur sound-in viral nga intervista e Benita Zenës për Prive By LS.
Hati është shfaqur para kamerës me një paraqitje elegante, duke iu bashkuar kështu trendit që ka marrë përmasa të mëdha në rrjetet sociale gjatë ditëve të fundit.
Gjithçka nisi nga një pyetje gjatë intervistës së Benitës për Prive By LS, kur ajo u pyet për djalin me të cilin ishte përfolur gjatë një dasme.
Përgjigjja e saj spontane, “Për cilin djalë?”, u shkëput nga intervista dhe shumë shpejt u shndërrua në një nga sound-et më të përdorura në TikTok.
Vetëm brenda 48 orëve, njëri prej sound-eve të krijuara nga ky moment u përdor në mbi 500 video.
Trendit i janë bashkuar edhe Liberta Spahiu, fituesi i BBVK4, Londrim Mekaj, Anisa Veseli, Hana e shumë të tjerë.
Tashmë, me përfshirjen e Hatit, duket se momenti viral i Benitës nuk ka ndërmend të ndalet!
Nga një përgjigje e thjeshtë në intervistë, në një trend që po argëton mijëra përdorues, Benita ia doli që me vetëm tri fjalë të bëhet kryefjala e TikTok-ut. /Prive By LS


