A ju kujtohet viti 2015? Një video po qarkullon së fundmi dhe na ka rikthyer në vëmendje një detaj që mbase pak e mbanin mend. Ka kaluar më shumë se një dekadë që kur Ilir Shaqiri dhe Mimoza Ahmeti ndanë skenën e “Dancing with the Stars”.
Në atë kohë, balerini i njohur fliste me vlerësime pozitive për poeten, duke e cilësuar atë si një grua shumë të dashur, inteligjente dhe me një sharm krejt të veçantë në interpretime. Por, koha ndryshon qasjet, ose të paktën kështu lënë të kuptohet strategjitë e tyre të reja televizive.
Sot, në vitin 2026, dyshja është ribashkuar nën të njëjtën çati, këtë herë në “Ferma VIP 3”. Raporti i tyre ka marrë një kthesë të papritur që ka habitur publikun. Përplasjet dhe tensionet kanë qenë kryefjala e ditëve të fundit në ekran.
View this post on Instagram
Nga fjalët e ëmbla të dikurshme, sot dëgjojmë një fjalor më të ashpër, ku Iliri e ka quajtur poeten “kitare injorante” apo “kitare e çakorduar”. Ky kontrast mes të shkuarës dhe të tashmes ka ndezur reagime të shumta, duke bërë që të lindin pyetje: Çfarë fshihet vërtet pas këtij ndryshimi në qëndrim?
Mes atyre që kanë komentuar këtë situatë është edhe aktori i njohur Rez Veleshnja, i cili ka hedhur një hipotezë thumbuese. Sipas aktorit, kjo sjellje e balerinit mund të mos jetë e rastësishme, por e nxitur nga motive financiare. Ai sugjeron se Iliri po krijon debate thjesht për shkak të parave, duke u nisur nga zërat në korridoret e showbiz-it se ai është paguar shumë mirë për t’u bërë pjesë e këtij formati.
Nëse kjo është thjesht një lojë strategjike për të mbajtur ndjekësit para ekranit, apo një përplasje e vërtetë karakteresh, mbetet për t’u parë. A do të dëgjojmë të tjera “nota të çakorduara” mes tyre në ditët në vazhdim? /Prive By Liberta Spahiu



