Vetëm tri ditë pas marrjes së detyrës si Presidente e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula ka vendosur të bëjë një ndryshim në pamjen e saj.
Presidentja ka vizituar sot sallonin e njohur të bukurisë “Shehollkat”, e shoqëruar nga deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ndërsa pamjet nga vizita janë publikuar në rrjetet sociale.

Ajo që bie menjëherë në sy është ndryshimi i ngjyrës së flokëve. Nga nuanca bionde shumë e çelët, pothuajse e bardhë, me të cilën jemi mësuar ta shohim, Shiroka Pula ka kaluar në një ngjyrë hiri, me tone gri më të errëta, duke sjellë një pamje më ndryshe dhe elegante.
Paraqitja e saj e re është pritur me komente pozitive në rrjetet sociale.
Që nga zgjedhja e saj në krye të shtetit më 7 tetor, akademikja 72-vjeçare ka tërhequr vëmendje të veçantë në rrjetet sociale. Përtej karrierës së gjatë akademike dhe politike, energjia pozitive, buzëqeshja dhe natyrshmëria e saj kanë bërë që të fitojë simpatinë e shumë qytetarëve, përfshirë edhe brezin e ri.
E teksa ditët e para të mandatit të saj po shoqërohen me interesim të madh publik, Presidentja ka dëshmuar se edhe një ndryshim i thjeshtë në stil mund të tërheqë vëmendje. /Prive By LS



