Kimia legjendare mes Mahirit dhe Feridesë nga seriali ikonik Karadayı do të rikthehet sërish në ekran.
Pas më shumë se një dekade, Bergüzar Korel dhe Kenan İmirzalıoğlu janë gati të ndajnë sërish setin e xhirimeve si protagonistë në sezonin e ri të serialit “A.B.İ.”.
Ardhja e Bergüzar Korel në këtë projekt erdhi menjëherë pas largimit të aktores së njohur Afra Saraçoğlu nga kast-i kryesor.
Pas largimit të Afra-s, produksioni lëvizi shpejt duke i besuar rolin protagonistes Korel, një lëvizje që u kthye në goditjen më të madhe mediatike të sezonit.
Krahas kuriozitetit për ngjarjet e reja në serialin “A.B.İ.”, mediat turke kanë zbardhur edhe detajet financiare të kontratave të tyre:
Kenan İmirzalıoğlu: Përflitet se ka nënshkruar një marrëveshje rekord prej rreth 4.5 milionë lira turke për episod, duke vendosur një nga standardet më të larta financiare në historinë e televizionit turk.
Bergüzar Korel: Pasi hyri në serial pas largimit të Afra Saraçoğlu, honorari i saj për episod raportohet se luhatet nga 1.5 deri në 2.5 milionë lira turke, duke e renditur atë mes aktoreve më të paguara të momentit.
Kërkesa e lartë financiare lidhet drejtpërdrejt me fuqinë e tyre në tregun ndërkombëtar, pasi seriali “A.B.İ.” pritet të kapë shifra rekord shikueshmërie dhe të shitet në dhjetëra shtete anë e mbanë botës. /Prive By Liberta Spahiu