Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Rrëfimi i 28-vjeçarit: E vërteta e heshtur pse po qëndron ende i virgjër
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Prive Bruto > Rrëfimi i 28-vjeçarit: E vërteta e heshtur pse po qëndron ende i virgjër
Prive Bruto

Rrëfimi i 28-vjeçarit: E vërteta e heshtur pse po qëndron ende i virgjër

Written by: Prive
Last updated: April 30, 2026
Share

Mendoni se problemet në dhomën e gjumit janë një sfidë e rezervuar vetëm për moshat e thyera? Në fakt, nuk është kështu. Një rrëfim i fundit po bën xhiron e rrjetit dhe po thyen një nga tabutë më të mëdha, duke dëshmuar se stresi modern po ndikon ndjeshëm në jetën intime të djemve të rinj.

I'm a 28-year-old virgin and I can't get an erection | Metro News

Gjithçka ka marrë shkas nga Alex, një analist të dhënash 28-vjeçar dhe pjesëmarrës i sezonit të ri të reality show-t Virgin Island në Channel 4. Ai ka dalë hapur dhe ka pranuar një të vërtetë personale: është ende i virgjër pikërisht për shkak të pamundësisë për të mbajtur një ereksion. “Paaftësia për të pasur një ereksion më rri vazhdimisht në mendje. Kjo është diçka me të cilën mendoja se përballen vetëm njerëzit e moshuar,” u shpreh djali i ri në emision, duke dëshmuar rëndesën emocionale të këtij problemi.

Por, mjekësia ka një shpjegim tjetër dhe është koha që të rinjtë të mbajnë shënime. Doktori dhe terapisti psikoseksual Benjamin Davis ka ndërhyrë për të sqaruar se fajtori kryesor për këtë fenomen të heshtur nuk është trupi, por mendja. Ai theksoi për median Metro se gjithçka nis nga pasiguria. “Shumë burra me probleme psikologjike të ereksionit kanë një zë të brendshëm kritik që aktivizohet kur bëjnë seks,” shpjegoi doktori. “Lidhet me turpin dhe ndjesinë ‘nuk jam mjaftueshëm i mirë’ ose ‘nuk jam i dashurueshëm’.”

Kjo gjendje rëndohet edhe më shumë kur djemtë e rinj bëjnë krahasime me shoqërinë. “Të dëgjosh moshatarët e tu të flasin për përvojat e tyre, e amplifikon ndjesinë se diçka nuk shkon dhe mund të nxisë shmangien e seksit,” theksoi Davis. Sipas tij, zëri negativ bëhet edhe më mizor sepse truri po përpiqet të të “mbajë të sigurt” nga frika.

Kjo frikë dhe ky mbimendim rrisin menjëherë nivelet e adrenalinës dhe kortizolit. Në këtë formë, organizmi futet në modalitetin “lufto ose mbathja”, duke e dërguar gjakun me shpejtësi drejt zemrës për t’u mbrojtur nga ky rrezik imagjinar, në vend që ta dërgojë aty ku duhet vërtet.

Sipas ekspertit, një tjetër faktor rëndues është presioni i botës digjitale dhe pritshmëritë joreale. “Shumë burra mendojnë se duhet të bëjnë atë lloj seksi që kanë parë online në pornografi, por kjo nuk i eksiton vërtet,” shtoi doktori, duke u dhënë një goditje atyre që ngatërrojnë filmat me jetën reale. Këshilla e artë e tij për çdo djalë që po kalon këtë sfidë psikologjike është të gjejë një partnere me të cilën ndihet vërtet i sigurt dhe të fokusohet te ndjesitë e momentit, duke i bërë “mute” zërave nervozë në kokë. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Në epokën e rrjeteve sociale: si arriti Michael Jackson famën reale pa Internet
Next Article “Më la kur më zuri sëmundja”: Avokati Vishaj njofton divorcin pas 35 vitesh martesë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Prive Bruto

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur nuk pini mjaftueshëm ujë çdo ditë

Uji është fjalë për fjalë karburanti i trupit tonë.…

Writen by Prive
April 8, 2026
Prive Bruto

Nga kuzhina në gjykatë: Babai i Burak i shiti emrin e të birit për miliona!

Pas buzëqeshjes së famshme dhe pjatave gjigante që e…

Writen by Prive
September 5, 2025
Prive Bruto

Risi nga Heb’s: Çka po përgatitet në kuzhinën e tij?

Brendi vendor që njihet për inovacionet dhe shijet ikonike,…

Writen by Prive
October 16, 2025
Prive Bruto

‘Sakrificat’ për iPhone 17 në Kosovë, kapen kontrabanduesit

Në Aeroportin e Prishtinës është zbuluar një tentim kontrabande…

Writen by Prive
September 21, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

“Më la kur më zuri sëmundja”: Avokati Vishaj njofton divorcin pas 35 vitesh martesë
April 30, 2026
Rrëfimi i 28-vjeçarit: E vërteta e heshtur pse po qëndron ende i virgjër
April 30, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Manage Consent

Për të ofruar përvojat më të mira, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose aksesuar informacionin e pajisjes. Pëlqimi për këto teknologji do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mospëlqimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Functional Always active
Për të ofruar përvojat më të mira, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose aksesuar informacionin e pajisjes. Pëlqimi për këto teknologji do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mospëlqimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
View preferences
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?