Rikthimi i Agron Llakajt pas shumë vitesh në krye të “Portokalli” ishte një prej surprizave më të mëdha të sezonit të ri televiziv, por duket se riorganizimi i spektaklit nuk është pritur njësoj mirë nga të gjithë.
Në qendër të zhvillimeve është Salsano Rrapi, i cili për vite me radhë ka qenë një prej figurave kryesore të formatit. Siç edhe pritej, ai mungoi në promon e sezonit të ri, por jo vetëm kaq.
Prive By LS mëson nga burimet e sigurta se Salsano nuk ka pranuar të vazhdojë as angazhimin e tij në Top Albania Radio, ku së bashku me Elona Duron drejtonte emisionin “Ndryshe”.
Sipas informacioneve tona, kjo është edhe arsyeja përse nuk ka një promo apo njoftim për nisjen e “Ndryshe” në sezonin e ri.
Mbetet të shihet se kush do të jetë në krah të Elona Duros këtë sezon, por duket se riorganizimi i fundit në Top e lë Salsanon të pakënaqur dhe me hatërmbetje. /Prive By LS


