A ju ka ndodhur edhe juve të blini një parfum shpejt e shpejt dhe pas dy ditësh të bëheni pishman, sepse nuk ju pëlqen më aroma e tij?
Ky është një problem mjaft i shpeshtë, pasi përzgjedhja e aromës së duhur kërkon kohë dhe analizë të nuancave që i përshtaten lëkurës suaj.
Për t’ju ndihmuar ta shmangni këtë situatë, nga tani “Maison de Parfum Prishtina” ofron një udhëzues profesional se si ta gjeni parfumin e duhur pa gabuar asnjëherë. Për këtë arsye, “Maison de Parfum” ka krijuar një super shërbim të ri: konsultën private.
Ky është një shërbim krejtësisht falas që u ofrohet klientëve për t’i ndihmuar të bëjnë përzgjedhjen e duhur. Procesi është mjaft i thjeshtë: mjafton të hyni në faqen e tyre, të rezervoni terminin për vetëm një minutë dhe ekspertët në dyqan do t’ju ofrojnë një sesion 100% të personalizuar.
Qëllimi i kësaj konsulte është të analizohen me detaje shijet tuaja, notat që ju pëlqejnë dhe mënyra se si zhvillohet parfumi në lëkurën tuaj, duke përzgjedhur mes 44 brendeve të njohura që ata kanë në dispozicion.
Sesioni zgjat nga 30 deri në 45 minuta — një moment i shkurtër, efikas dhe i dedikuar plotësisht për ju, që ju shpëton nga blerjet e gabuara. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


