Qyteti i Ferizajt sapo ka fituar një tjetër dimension kur bëhet fjalë për akomodimin dhe mikpritjen.
Harroni çfarë dinit deri më sot, sepse Central Hotel ka hapur zyrtarisht dyert duke u shndërruar që në natën e parë në pikën më të nxehtë të qytetit. Familja e njohur Bekteshi, pas një eksperience të gjatë e të suksesshme në Zvicër, vendosi të kthehet në atdhe për të hedhur themelet e një investimi serioz që po e ngre stekën shumë lart.
E çfarë do të ishte një hapje e tillë pa një mbrëmje të mbushur me yje?
Në inaugurimin e këtij hoteli u panë figura të njohura të ekranit dhe jetës publike, duke përfshirë ish-deputetin Elmi Reçica, legjendën e muzikës Xeni, si dhe emra shumë të dashur për publikun si Drenusha Latifi dhe Lumbardh Salihu.
Të gjithë u bënë bashkë për të shijuar një mbrëmje ku eleganca ishte kryefjala, duke e bërë të qartë se ky destinacion do të jetë ndalesa e preferuar e radhës për fytyrat publike dhe këdo që kërkon pak trajtim yjesh.
Përtej eventit rrezatues, Central Hotel ofron plot 60 dhoma të kuruara deri në detajin e fundit për komoditet maksimal, duke përfshirë edhe apartamente ekskluzive. Por, nuk mbyllet me kaq. Kompleksi sjell edhe restorantin Èlite me një super menu, një verari fantastike për adhuruesit e shijeve të rafinuara, si dhe tre salla moderne konferencash për takimet e biznesit.
Me pak fjalë, nëse po kërkoni një përvojë që i ka të gjitha në një vend të vetëm, sapo e gjetët adresën e duhur. /Prive By Liberta Spahiu


