Reperi Don Xhoni, ka befasuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale duke u shfaqur në shoqërinë e një prej emrave më të mëdhenj të skenës së hip-hopit gjerman. Bëhet fjalë për reperin e njohur Gzuz, anëtar i grupit të famshëm “187 Strassenbande”.
Siç shihet në imazhin e postuar nga Don Xhoni, dyshja ka ndarë një fotografi ku shihen duke shijuar kohën së bashku. Don Xhoni e ka shoqëruar këtë postim me një mbishkrim mjaft premtues: “Kurr ma nxehtë s’ka me kanë”, duke e bërë tag direkt llogarinë zyrtare të artistit gjerman.
Ky takim ka ndezur menjëherë rrjetin dhe ka ngritur dyshime të mëdha te fansat. Ndonëse asgjë nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, gjithçka të bën të mendosh se djemtë po paralajmërojnë një bashkëpunim të fuqishëm muzikor që pritet të jetë një nga hitet e kësaj vere.
Se a bëhet fjalë për këngë apo thjesht për një miqësi mes artistësh, mbetet të shihet në ditët në vazhdim. /Prive By Liberta Spahiu



