Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj të fundit në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se po përjeton momente të bukura në dashuri.
Në një postim në Instagram Story, Fjolla ka ndarë një foto të një buqete të madhe me trëndafila të kuq, në qendër të së cilës bie në sy shkronja “F”, iniciali i emrit të saj, e formuar me trëndafila të bardhë.
Postimit romantik këngëtarja i ka shtuar edhe mbishkrimin “Aşk”, që në shqip do të thotë “Dashuri”, shoqëruar me një zemër të kuqe.
Dhurata e veçantë ka ngjallur kureshtjen e ndjekësve, pasi duket se vjen nga një person i rëndësishëm për të.
Megjithatë, Fjolla ka zgjedhur të mos zbulojë identitetin e personit që ia ka bërë këtë surprizë, duke e mbajtur jetën e saj sentimentale larg vëmendjes së publikut.
Kujtojmë se Fjolla ishte pjesë e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, por më vonë u tërhoq nga shtëpia për shkak të mirëqenies së saj.
Pas përvojës në reality show, ajo dhe partneri i saj i atëhershëm i dhanë fund lidhjes, duke vendosur të vazhdonin rrugët e tyre të ndara.
Lidhja e tyre nuk arriti të mbijetonte pas periudhës intensive në shtëpinë e famshme dhe vëmendjes së madhe publike që shoqëroi pjesëmarrjen e Fjollës.
Tani, postimi i fundit i këngëtares ka ngritur dyshime se ajo mund të ketë gjetur një person të ri në jetën e saj.
Megjithatë, deri më tani, Fjolla nuk ka konfirmuar nëse pas kësaj dhurate romantike fshihet vërtet një lidhje e re. /Prive By Liberta Spahiu



