Këngëtarja e njohur shqiptare, Aida Doçi, e cila shquhet për përkushtimin e saj ndaj fesë islame, ka udhëtuar sërish drejt vendeve të shenjta për të kryer ritualin e umres.
Kjo nuk është hera e parë që Aida viziton këto vende të shenjta, teksa sa herë që rikthehet, shprehet se ndjen të njëjtin emocion të veçantë si herën e parë.
Së fundmi, ajo ka udhëtuar drejt Medinës, në Arabinë Saudite, dhe ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa imazhe mjaft të ngrohta dhe emotive, ku shihet krah bashkëshortit të saj, Naser Qelit.

Përmes një mesazhi, Aida ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë për këtë udhëtim të bekuar, duke falënderuar Zotin që u bë shkak për këtë përvojë shpirtërore për të dhe familjen e saj.
/Prive By Liberta Spahiu



