Prishtina shquhet për kulturën e saj të gjallë të kafesë, por ‘Kumo’ po sjell një koncept më të thjeshtë, të përqendruar te cilësia e pijeve.
Fokus kryesor këtu nuk është dekorimi apo hapësira, por ajo që përgatitet dhe shërbehet në gotë.
Në menu do të gjesh kafe speciale të përgatitura në mënyra të ndryshme, nga espressoja e zakonshme deri te kafetë e filtruara me përzierje të zgjedhura, si ato nga Brazili.
Përveç kafesë, vend të rëndësishëm në menu zënë pije-t me matcha dhe smoothies me fruta, të cilat përgatiten të freskëta gjatë ditës.
Vëmendje i është dhënë edhe prakticitetit për ata që janë në lëvizje. Gotat dhe paketimet e tyre për marrje me vete (takeaway) janë të thjeshta dhe funksionale, çka e bën mjaft të lehtë marrjen e një pijeje gjatë rrugës për në punë apo gjatë ditës.
Kumo punon nga e hëna në të shtunë, prej orës 08:00 deri në 19:00.
Andaj nuk keni çfarë të pritni më, destinacioni që të gjithë po flasin në Prishtinë është hapur, për shije ndryshe ka vetëm një emër – Kumo!
/Prive By Liberta Spahiu