Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, ka ndarë së fundmi një postim në Instagram, ku ka tërhequr vëmendjen me mbishkrimin që e ka shoqëruar.
Në një kolazh me fotografi nga pushimet, ajo ka shkruar:
“Po ju, a keni bërë ndonjëherë pushime sad and depressed? – Me: Let me put my smile on”.
Përmes këtij mbishkrimi, Ronela ka lënë të kuptohet se pushimet e saj mund të mos kenë qenë edhe aq të lumtura, duke e shoqëruar këtë përvojë me një dozë humori.
Fotografitë e publikuara e shfaqin këngëtaren gjatë pushimeve, ndërsa fjalët e saj sjellin në vëmendje kontrastin mes buzëqeshjes që shfaqim në fotografi dhe gjendjes emocionale që mund të përjetojmë në ato momente.
Megjithatë, Ronela nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me këtë mbishkrim, duke e lënë të hapur kuptimin e tij për ndjekësit.
/Prive By LS
View this post on Instagram


