Më shumë se një muaj pas ndarjes nga jeta të mikut të tij, Laurentit, Egzon Sahiti është rikthyer në rrjetet sociale me postim që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Rikthimi i tij nuk ka kaluar pa u vënë re, teksa në komentet e publikuara në rrjetet sociale, ndjekësit kanë reaguar me mesazhe mbështetëse dhe fjalë që lidhen me periudhën e vështirë që ai po kalon.
“Mirë se u riktheve”, i shkruan njëri prej ndjekësve, ndërsa Egzoni i përgjigjet: “Kjo është jeta, miku im”, duke shoqëruar mesazhin me një emoji zemër të thyer.

Një tjetër ndjekës i shkruan se jeta vazhdon dhe se duhet të ketë plane të tjera e të ndjekë suksesin. Përgjigjja e Egzonit ishte: “Allahu e din ma mirë…”.

Komentet kanë ngjallur reagime, ndërsa fjalët e Egzonit pasqyrojnë dhimbjen që mund të shoqërojnë rikthimin në përditshmëri pas humbjes së një personi të afërt. /Prive By LS



