Pse po e braktisin VIP-at Dubain?
Për vite me radhë, ky qytet ishte magneti kryesor i luksit, ku çdo personazh i njohur vraponte për të treguar se “ia doli”. Por sot, ajo që dikur ishte prestigj, po kthehet në një klishe që shumë VIP-a po e shmangin me çdo kusht. Shkëlqimi i qytetit futuristik sikur po zbehet dhe arsyeja është më e thjeshtë seç mendoni: Dubai është bërë “shumë i kollajtë”.
Kur një destinacion mbipopullohet nga influencerë që kërkojnë vetëm foto me makina me qira dhe hotele që duken bukur vetëm në Instagram, elita e vërtetë largohet. Askush nga emrat e mëdhenj nuk dëshiron të pushojë në të njëjtin vend ku çdo lëvizje vëzhgohet nga qindra celularë turistësh. Ekskluziviteti ka vdekur! Dhe kjo është arsyeja pse shumë yje po fshijnë “check-in”-et e tyre në Dubai.
Një goditje tjetër ka ardhur edhe nga rregullat e reja strikte: sot, çdo personazh që dëshiron të bëjë reklamë apo të përfitojë nga imazhi i tij në Dubai, duhet të pajiset me një licencë zyrtare që kushton mijëra euro në vit. Kjo ka bërë që “parajsa” e dikurshme e postimeve falas të kthehet në një terren të kontrolluar e të rregulluar fort.
Tashmë trendi ka ndryshuar. VIP-at po i ikin asaj “flluskës” artificiale që shpesh është quajtur si një jetë false e ndërtuar mbi fasadën e rrjeteve sociale. Të shfaqesh sot në Dubai nuk është më një arritje, por një rrezik për t’u dukur “si të gjithë të tjerët”.
Nga bregdeti i Egjiptit e deri te projektet sekrete në Arabinë Saudite, harta e luksit po ridisenohet. Dubai mbetet aty, por magjia e tij si “kryeqyteti i botës cool” ka marrë fund. Elita po lëviz drejt asaj që është e vërtetë, e shtrenjtë dhe, mbi të gjitha, e paarritshme për masën. Ky është fundi i një epoke!
View this post on Instagram


